Kosova
Zbulohet sëmundja e rëndë e Vuçiç, ja shkaku pse ai nuk firmosi në ftesën e Putinit për në Kazan
Duke folur ne lidhje me fesen qe presidenti rus Vladimir Putin I beri hologout serb Aleksander Vucic per te marre pjese në Samitin e BRICS ne Rusi, analiste te ndryshem thane per median serbe Danas se nuk ka gjasa që Vuçiq të shkoje. Sipas tyre ai mund te thote fillimisht PO, por pastaj do nxjerr si shkak te mungeses, gripin.
Ftesën për të marrë pjesë në samit, i cili mbahet nga 22 deri më 24 tetor në Kazan, Vuçiqit ia dërgoi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vulin, në margjinat e Samitit Ekonomik Lindor në Vladivostok.
Me këtë, Putin duket se ka shfaqur dëshirën për ta parë dhe dëgjuar më në fund presidentin serb. Presidenti rus kujtoi gjithashtu jo rastesisht se kontrata për dërgimin e gazit ne Serbi skadon në mars të vitit 2025.
“Ne jemi të interesuar në vlerësimin tuaj të ngjarjeve në rajon në kontekstin e sigurisë dhe përmbushjes së marrëveshjeve ndërkombëtare si Marrëveshja e Dejtonit, dhe do të ishte interesante dhe e dobishme të dëgjojmë qëndrimin tuaj për këto çështje,” – deklaroi Putin.
Në këtë situatë, kur Putini e fton hapur Vuçiqin për t’u takuar, lind pyetja nëse Vuçiq duhet dhe do ta pranojë ftesen, duke qenë se ata nuk janë dëgjuar për dy vjet e gjysmë, siç tha Vuçic.
Analisti politik Dragomir Angjelkovic beson se nëse qeveria serbe do të mbronte interesat kombëtare, përfaqësuesit e saj do të shfrytëzonin çdo mundësi për të takuar zyrtarë të vendeve të rëndësishme që mbështesin integritetin territorial të Serbisë.
Por ai shtoi se meqenëse Vuçic është një vasal amerikan, i cili duke hequr dorë nga Kosova paguan repartin për tolerimin e sundimit të tij autokratik në zemër të Evropës, ai nuk duhet të takohet me presidentin e Federatës Ruse………………