Connect with us

Politike

The best/ Zbulohet emri i ‘superpolitikanit’ që propozoi Ilir Meta

NTV.AL ka mësuar se “superpolitikani” që Ilir Meta kërkon të jetë kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, është vetë ai.

Burime nga Partia e Lirisë thonë se pas takimit me Sali Berishën, ish-presidenti u ka treguar për “dëshirën” e tij që të jetë në krye të parlamentit vendor të kryeqytetit. Tani më që nuk është në Kuvendin e Shqipërisë të paktën deri në 2025, opozitën “e fortë” siç e ai e cilëson, ka zgjedhur që ta bëjë në parlamentin e Tiranës.

Kjo shihet edhe si një strategji e Metës për të qenë përballë Erion Veliajt, nëse ky i fundit do të fitojë një mandat të tretë si kryebashkiak, si edhe nëse opozita do ia dalë të marrë shumicën për Këshillat Bashkiak. Për këtë, duket se ka marrë edhe pëlqimin e Berishës, të paktën duke iu referuar deklaratës që tha ditën e sotme pasi doli nga selia blu.

“S’kam patur asnjë diskutim për emrin që do jetë në Tiranë dhe kudo tjetër për arsye se ky është një proces që i takon primares, i kam propozuar një emër për kryetarin e Këshillit Bashkiak Tiranës që e priti me kënaqësi. Është superpolitikan”, tha më herët Meta në përfundim të takimit me Berishën.

Ai vetë e ka deklaruar se nuk synon që në këto zgjedhje Partia e Lirisë të marrë asnjë Bashki, por shumicën në Këshillat Bashkiak, si një “provë” e tij për të kuptuar se sa “fuqi” ka kjo forcë politike që ai drejton para zgjedhjeve parlamentare, që janë edhe qëllimi kryesor i Metës.

Advertisement