Connect with us

Kosova

Zeçeviç: Brukseli dhe Uashingtoni po nxitojnë të zbatojnë planin franko-gjerman

“Për shkak të pasigurisë se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në qershor të vitit të ardhshëm dhe zgjedhjeve presidenciale amerikane në nëntor, Brukseli dhe Uashingtoni janë me nxitim për të arritur progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës” – Kështu tha këshilltari shkencor në Institutin për Studime Evropiane, profesori serb Slobodan Zeçeviç, prandaj, ai pret presion të shtuar ndaj Serbisë për të lidhur një lloj marrëveshjeje me Prishtinën, dmth që “të pajtohet me ndonjë Asociacion të Komunave Serbe si dhe shtim të prezencës së KFOR-it.

“Është e qartë se ata duan të sigurojnë një lloj status quo-je të paqes, e cila mund të mos jetë e keqe për popullatën serbe, dhe të ofrojnë hapësirë për negociata. Ajo që Perëndimi dëshiron është një zgjidhje kompromisi, e cila, sipas tyre, do të ndoshta do të ketë disa të drejta për popullin serb në Kosovë” – u shpreh Zeçeviç, duke shtuar se prapa përpjekjeve të Perëndimit për të arritur normalizimin e marrëdhënieve, në fakt qëndron njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Nëse do ta njihnim pavarësinë e Kosovës, atëherë, sipas tyre, problemi do të zgjidhej. Ideja e tyre gjeostrategjike për Kosovën e pavarur do të fitonte legjitimitet të plotë dhe Kosova do të hynte në Kombet e Bashkuara dhe e gjithë çështja do të përfundonte, ndersa Perëndimi do kënaqej. Ky është afërsisht realiteti” – theksoi Zeçeviç

Kur bëhet fjalë për nxitimin si në BE ashtu edhe në SHBA për të arritur marrëveshje të caktuara para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ai beson se kjo është për shkak se rezultatet e atyre zgjedhjeve do të jenë të pasigurta dhe mund të ndryshojnë hartën politike, në radhë të parë të institucioneve evropiane.

Advertisement