Politike
Zëdhënësi Lela poshtë ballkonit të Berishës: Antony Blinken, i poshtër që takon Ramën
Duke komentuar vizitën e Antony Blinken në Tiranë, kryezëdhënësi, Alfred Lela tha poshtë ballkonit të Sali Berishës se, ai shtrëngoi duart në Tirane me një të korruptuar.
Lela ngriti pikëpyetje edhe për arsyet e vizitës së Blinken në Tiranë, pasi sipas tij, nuk dha asnjë mesazh të rëndësishëm gjatë takimeve të tij.
Pjesë nga fjala e Alfred Lelës:
Respekt për rezistencën dhe që ja keni dalë prej 1 muaji e gjysëm që shqiptarët e lirë nuk dorëzohen dhe nuk kanë ndërmend të dorëzohen.
Pak më poshtë në selinë e qeverisë po takohen disa të korruptuar, disa janë shqiptarë e disa janë amerikanë, por siç e kërkon edhe tradita e të korruptuarve e do dhe e kërkon, nuk ka ngjyrë e shtetësi korrupsioni, i përket kryesisht maskarenjve.
Është aty Charls McGonigal, Edi Rama, Dorian Duçka, Damian Gjiknuri, Agron Neza dhe me radhë. Janë aty me të gjitha detajet e poshtërsive dhe më i poshtri ndër ta, jo se prek opozitën dhe PD, është përpjekja për të korruptuar ish-shefin e kundërzbulimit të zyrës së Nju Jork për të goditur opozitën e një vendi, Partinë Demokratike.
Çfarë i bën amerikanët që shtrëngojnë duart me këtë personazhe sot, gjatë gjithë ditës të korruptuar.
A nuk e di Blinken, Kim se këto personazhe. Ata e dinë shumë mirë se çfarë po bëjnë dhe kjo e bën atë ç’ka po bëjnë një akt të pastër korrupsioni.
Është një vizitë ngado që ta shohësh. Është një vizitë e çuditshme sepse ndodh një ditë para se një gjykatës i SHBA në Uashington DC ta shpallë atë tashmë fjator. Ai e ka pranuar fajësinë dhe nesër vetëm do të marrë një pjesë të dënimit të merituar, një tjetër e ka marrë në Nju Jork.
Një ditë para se gjykata e Uashington të shpallë dënimin, Antony Blinken vjen e shtrëngon duart me korruptuesit, personazhet e dosjes dhe të poshtërsisë.
A po vjen Antony Blinken ashtu siç thotë për sigurinë në Ballkan, a po vjen ndoshta për projektet e Sorosit?
Cilët janë projektet e Soros? Ta pranojmë të dashur miq, Edi Rama është projekti më i madh i Sorosit në Tiranë. Me nismat e tij të vazhdueshme antishqiptare ka qenë vazhdimisht i ndihmuar, asistuar, lobuar nga Xhorxh Soros dhe i biri Aleks Soros.
A po vjen për projektin e dytë tjetër të Sorosit, reformën në drejtësi? Ju e mbani mend kush e prezantoi paketën e reformës në drejtësi. Fondacioni Soros në Tiranë.
A po vjen për të gjithë nënpunësit po të fondacionit Soros, me gjithë respektin e pafund për popullin afgan në luftë dhe përpjekje për liri, por afganët që erdhën në Tiranë një pjesë e tyre ishin nëpunës të fondacionit Soros në Afganistan?
Unë vetëm pyetje i kam, a vjen për këto projekte të Soros, për sigurinë dhe nëse nuk vjen as për njërën as për tjetrën, ku e merr guximin që vjen një ditë para se gjykatat e vendit të tij, departamenti i drejtësisë të dënojë prej 2 vitesh ish-kryeagjentin e FBI-së së zyrës së Nju Jorkut, Charls McGonigal, bashkëpunëtor i Edi Ramës.
Këto nuk janë dilema, por fakte të dashur miq.