Politike
Zegjineja me ‘bukë në trastë pas Bardhit: O yll si mu gdhive sot, natë duke pirë xhin, ditën me kallzime

Zegjine Çaushi, kandidatja socialiste në Fier ka vijuar ironinë me Gazment Bardhin, drejtues politik i PD në këtë qark. Në një tjetër video që ka ndarë në rrjete sociale, Çaushi i drejtohet me ironi Bardhit, duke i thënë se natën rri duke pirë xhin, ndërsa ditën bën postime me kallëzime.
Mes të tjerash, ajo i thotë se nuk di të bëjë fushatë dhe se askush nuk ia hap derën. Në fund, Çaushi i përmend edhe numrin 5, numri që mban PS në fletën e votimit.
“Gazo mirë mëngjes yllo si mu gdhive sot? Se ti më rri vonë natën dhe më pi xhin me Gentin tek për tek me sytë me xixa. Populli thotë ata që shëtisin në 2 të natës nuk merren me punë të mira. Po fushatë do bësh Gazo apo vetëm postime me kallëzime. Njerëz do të takosh Gazo apo hiç se s’ka njeri që ta hap derën. Vetmia e madhe e Gazit, as luani nuk është kaq vetëm. Pesën Gazo mos harro”, shprehet ajo.

