Aktualitet
Zeka tregon se si Naimi e gënjente Pacollin dhe i merrte para
Gazetari Milaim Zeka, në detajet për vrasjen e Liridona Ahmetajt nga burri i saj Naim Murseli tha se ky i fundit ishte këshilltar i Behgjet Pacollit, dhe se e përdori për t’i marrë lekë, duke i kryer punë të pista. Këtë mendim e forcoi edhe analisti Arjan Curri, i cili shprehu se Pacolli e kishte qejf Naimin për arsye të ndryshme.
“Pjesa dërrmuese e politikanëve në Kosovë, 90% prej tyre i kanë gratë të pashkolluara. Nuk i nxjerrin jashtë me ngrënë një darkë, në një restorant, nuk janë njerëz familjarë dhe kjo prodhon dhunë. Dhe thonë i kam dhënë. Çfarë i ke dhënë ti, një makinë?”, u shpreh Zeka.
Milaimi tregon se Musreli e ka gënjyer Pacollin, duke i kërkuar lekë, ndërsa Liridona arriti të bëhej e pavarur ekonomikisht, ku po ashtu tregoi se katër vite më parë ka kërkuar divorc në një gjykatë në Suedi.
“Naim Murseli ka qenë këshilltar i Behgjet Pacollit. Naimi e ka gënjyer Behgjet Pacollin duke thënë se donte lek për t’u operuar në Suedi, si shtetas suedez që ishte, ndërkohë që në Suedi e ke shëndetësinë falas. Liridona u shkollua, u bë një femër e zonja, hapi një kompani të pastrimit dhe u bë e pavarur ekonomikisht. Në 2019, Liridona ka paraqitur një kërkesë për shkurorëzim me Naimin në Suedi. Është kërkesë zyrtare, gjykata ta kthen për t’u rimenduar, dhe nuk e kemi këtë shkresë”, tha gazetari.
Zeka tha se Niami nuk e ka deklaruar pasurinë e tij, ndërsa sipas tij i ka fituar në të zezë pasi ka blerë një vilë mijëra euro dhe se ka edhe një restorant në Suedi.
“Naimi ka qenë i papunë, në deklarimin e tij zyrtar për pasurinë ka deklaruar 0 lekë, vetëm një rrogë 15 euro në vit në Suedi që është baras me 0 lekë. Ai ka blerë vilë dhe ka pasur edhe restorant të Suedi me emrin e tij. Policia suedeze po merret me kërkimin se nga ka ardhur kjo pasuri. Ka mashtruar plot kompani”, u shpreh ai.
Pyetjes se pse ishte ish-këshilltar i ministrit të jashtëm, iu përgjigj Arjan Curri.
“E ka pas qejf Behgjeti, e ka qejf për arsye të ndryshme, në mos qoftë për arsye të të përdorurit të këshilltarit pa pagesë për të bërë punë të pista. Çdo gjë falas është më shumë lek se një rrogë falas dhe një rrogë falas është një pikënisje për një çështje të pisët”, tha Curri.