Bota
Zelensky: Do të ketë një Nuremberg të ri kundër rusëve
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se do të përsëritet historia e qytetit gjerman të Nuremberg në Ukrainë.
“Ne do të çlirojmë tokën tonë dhe të gjithë njerëzit tanë nga skllavëria ruse. Dhe do të vijë një ditë kur bota do ta kuptojë se drejtësia është rivendosur për Ukrainën. Do të ketë një Nuremberg të ri kundër rusëve”, tha Zelensky.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të njoftojnë të hënën për një pakete të re ndihme ushtarake prej 2.6 miliardë dollarësh që do t’i vijë në ndihmë Ukrainës. Teksa vijojnë bombardimet ruse, Kremlini ka përjashtuar mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë, pavarësisht apelit të nisur nga presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, i cili u kërkoi palëve të angazhohen në dialog pa parakushte për t’i dhënë fund konfliktit.
“Asgjë nuk ka ndryshuar në kontekstin e Ukrainës, operacioni special ushtarak vazhdon,” tha zëdhënësi i Putinit Dmitri Peskov.
Ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden , ka kërkuar lirimin e Evan Gershkovich, gazetarit të Ëall Street Journal të arrestuar në Rusi. Ai dyshohet se ka mbledhur informacion për qeverinë amerikane në lidhje me një kompleks ushtarak-industrial i mbrojtjes ruse në qytetin e Yekaterinburg.
Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky bëri fjalimin e tij të mbrëmjes dhe deklaroi se do të ketë një ‘Nuremberg’ të ri kundër rusëve. Zelensky i referohet qytetit gjerman dhe betejës së ashpër të vitit 1945.
“Ne do të çlirojmë tokën tonë dhe të gjithë njerëzit tanë nga skllavëria ruse. Dhe do të vijë një ditë kur bota do të mësojë se drejtësia është rivendosur për Ukrainën. Do të ketë një Nuremberg të ri, kundër rusëve”, tha Zelensky.
Pas ftesës për bisedime me liderin kinez, Volodymyr Zelensky beson se Xi Jinping është ndër ata liderë që ende hezitojnë të mbështesin Ukrainën.
“Çfarë po ndodh me liderin e Kinës? Ky është një nga ata liderë që heziton. U dërgojmë sinjale dhe themi se jemi gati të takohemi, diskutojmë, bisedojmë dhe mposhtim së bashku agresionin rus. Ne jemi në pritje të përgjigjeve nga disa shtete”, tha Zelensky në një intervistë.
Në përditësim…