Aktualitet
Zelensky falenderon SHBA-në për minat tokësore: Të rëndësishme për të ndaluar sulmet ruse
Vendimi i SHBA-së për të dërguar mina tokësore në Ukrainë është “shumë i rëndësishëm” për të ndaluar sulmet ruse.
Ky është komenti i presidentit Volodymyr Zelensky, i cili falënderoi administratën amerikane për paketën e re të ndihmës ushtarake me vlerë 275 milionë dollarë.
Një paketë që përfshin “minat shumë të rëndësishme për të ndaluar sulmet ruse” dhe që “do të forcojë vërtet trupat tona në front”, e cilësoi Zelensky.