Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një vizitë në qytetin e sapoçliruar të Khersonit dhe cilësoi tërheqjen ruse si “fillimin e fundit të luftës”.

Ai gjithashtu pranoi çmimin e rëndë që ushtarët ukrainas po paguajnë në përpjekjet e tyre për të shtyrë forcën pushtuese, ndërsa eci në rrugët e qytetit, vetëm disa orë pasi paralajmëroi për kurthe dhe mina të lëna pas nga rusët përpara tërheqjes së tyre.

Rimarrja e Khersonit është një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në gati nëntë muaj që nga pushtimi, pasi shërbeu si një goditje tjetër thumbuese ndaj Kremlinit.

“Ky është fillimi i fundit të luftës,” tha Zelensky gjatë një fjalimi të mbajtur në qytet ndërsa shtoi: Po vijmë hap pas hapi në të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia.