Connect with us

Politike

Zelensky mbërrin në Samitin për Ukrainën në Tiranë, bashkë me Ramën pret delegacionet pjesëmarrëse

Mbahet këtë të mërkurë në Tiranë samiti për Ukrainën. I pranishëm do të jetë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili mbërriti në kryeqytet në orët e vona të mbrëmjes të së martës. Ai u prit në aeroportin e Rinasit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Para nisjes së samitit, Zelensky u prit nga kryeministri Edi Rama në kryeministri. Rama dhe Zelensky zhilluan një takim kokë më kokë. Më pas, do të vijojë një takim mes delegacioneve respektive që do të mbyllet me nënshkrimin e një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Rama dhe Zelensky do të hapin samitin, që pritet të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, me një fjalim, ndërsa më pas punimet do të jenë me dyer të mbyllura. Në orën 13:30 është parashikuar një konferencë për shtyp e Ramës dhe Zelenskyt, ku do t’ju përgjigjen interesit të gazetarëve.

Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që u rreshtuan në krah të Ukrainës kur nisi pushtimi rus. Po ashtu, Shqipëria luajti një rol të rëndësishëm dy vitet e fundit kur ishte anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për çështjen e Ukrainës.

Ora 11:05 Zelensky mbërrin në Samitin për Ukrainën në Tiranë, pritet nga kryeministri Edi Rama

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku do të mbahet samiti Ukrainë-Evropa Juglindore.

Zelensky u prit nga kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë shqiptare do të presë liderët dhe më pas do të mbajë një fjalë publike me Zelenskyn

Advertisement