Kronike
Zelensky njofton arrestime dhe ndryshime të personelit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar ndryshime të personelit në administratën publike në nivele të larta dhe të ulëta pas skandalit më të keq të korrupsionit në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Aktualisht presidenti nuk përmendi emra.
Ndërkohë Kyrylo Tymoshenko, zëvendës shefi i shtabit të tij presidencial, njoftoi se i kishte kërkuar Zelenskyt që ta lironte nga posti. Ukraina është përfshirë në skandale korrupsioni. Zëvendës ministri i Zhvillimit Vasyl Lozynskyy u arrestua me akuzën e një abuzimi prej 400 mijë dollarësh me tenderat për blerjen e makinerive.
Hetimi i Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit zbuloi se fondet publike të lëna mënjanë për burime alternative të energjisë gjatë muajve të dimrit, ishin shpërdoruar. Zëvendësministri i Mbrojtjes Viatcheslav Shapovalov ka njoftuar gjithashtu dorëheqjen e tij, pas një hetimi gazetaresk që nxori në pah raste të korrupsionit në furnizimet me ushqime për ushtrinë. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Oleksei Simonenko është zhdukur gjithashtu.