Connect with us

Bota

Zelensky: Putin s’dëshiron paqe, po përgatit refuzimin e armëpushimit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar përgjigjen e presidentit rus Vladimir Putin ndaj idesë së një armëpushimi, duke e përshkruar atë si “të parashikueshme” dhe “manipuluese”.

Sipas Zelenskyt, Putin tashmë po përgatitet të refuzojë çdo propozim për armëpushim dhe nuk ka guximin t’i thotë drejtpërdrejt Presidentit amerikan Donald Trump se dëshiron ta vazhdojë luftën dhe të vrasë ukrainas.

Zelensky theksoi angazhimin e Ukrainës për të punuar me partnerët amerikanë dhe evropianë, si dhe me aleatët globalë, për të ushtruar presion mbi Rusinë që t’i japë fund luftës.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia mbështet armëpushimin 30-ditor me Ukrainën.

Putin falënderoi presidentin amerikan, Donald Trump për vëmendjen e tij ndaj zgjidhjes në Ukrainë.

“Ne jemi dakord me propozimet për ndërprerjen e armiqësive, por besojmë se ky ndërprerje duhet të çojë në paqe afatgjatë dhe të adresojë shkakun rrënjësor të krizës. Ne jemi për një armëpushim, por ka nuanca”.

Sipasi tij, “forcat ukrainase në rajonin e Kurskut kanë dy mundësi: të dorëzohen ose të eliminohen”.

“Nëse i pushojmë armiqësitë për 30 ditë, a do të thotë kjo se të gjithë në Kursk do të largohen? A duhet t’i lirojmë pasi kanë kryer krime të shumta?Forcat e Armatosura Ruse po përparojnë pothuajse kudo, është e paqartë se si do të zgjidhet situata në vijën e kontaktit në rast të një armëpushimi”, vijon ai.

Për Putin, “nëse SHBA dhe Rusia bien dakord për bashkëpunimin energjetik, atëherë tubacioni i gazit mund t’i jepet BE-së”.

“Ukraina mund të përdorë armëpushim të përkohshëm për mobilizim të detyruar dhe furnizime me armë, është e nevojshme të vendoset se si të kontrollohet kjo”.

Putin njoftoi se “Federata Ruse do të negociojë hapat e ardhshëm për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të arritur marrëveshje të pranueshme bazuar në situatën në terren”.

“Situata në terren po ndryshon me shpejtësi në favor të Federatës Ruse”.

Advertisement