Bota
Zelenskyy pas komunikimit me Trump, zbulon çfarë i tha presidenti amerikan

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi bisedën e tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump si produktive, duke vënë në dukje se tema kryesore ishte përpjekja për t’i dhënë fund luftës. Presidenti ukrainas theksoi se ndërprerja e gjakderdhjes është e nevojshme dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për çdo përpjekje që çon në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Ne e falënderojmë Presidentin Trump për të gjitha përpjekjet e tij”, tha ai, duke vënë në dukje se nëse Rusia nuk do ta kishte zgjatur qëllimisht luftën do të kishim pasur shumë muaj paqeje tashmë.
Gjatë komunikimit, të dyja palët Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara koordinuan qëndrimet e tyre, duke shkëmbyer vlerësime për situatën në front. Zelensky theksoi se Presidenti Trump është plotësisht i informuar për përshkallëzimin e dhunës dhe sulmet ruse ndaj Kievit, si dhe qyteteve dhe komuniteteve të tjera.
Theks i veçantë u vu gjithashtu në regjimin e sanksioneve kundër Rusisë, me presidentin ukrainas që theksoi se ekonomia ruse vazhdon të dobësohet dhe se kjo është arsyeja pse Moska duket veçanërisht e ndjeshme ndaj vendosmërisë së Presidentit Trump.
U referua gjithashtu vendimeve të përbashkëta evropiane që forcojnë mbrojtjen e Ukrainës. Zelensky deklaroi se tashmë janë siguruar angazhime nga Holanda, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka për financimin e mbi 1 miliard dollarëve për furnizimin e armëve amerikane në Ukrainë, duke shprehur mirënjohjen e tij për këtë bashkëpunim me vendet e NATO-s. Gjithashtu presidenti ukrainas njoftoi se është përgatitur një projekt-marrëveshje për bashkëpunim me SHBA-në në fushën e mjeteve ajrore pa pilot (dronëve), e cila është hartuar tashmë nga pala ukrainase.
“Jemi të gatshëm ta diskutojmë atë në detaje dhe ta nënshkruajmë. Kjo është një nga marrëveshjet më të forta që mund të ekzistojnë“, tha ai.
Duke përfunduar postimin e tij, Zelensky falënderoi çdo amerikan që mbështet mbrojtjen e jetës së tyre dhe përfundoi duke thënë: “Faleminderit, President Trump”.
A productive conversation with President Trump, with the key focus of course being ending the war. We are grateful to @POTUS for all efforts toward a just and lasting peace. It is truly a must to stop the killing as soon as possible, and we fully support this. Many months could… pic.twitter.com/2doL7xsGkG
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 5, 2025

