Connect with us

Kosova

Zemra e Serbisë apo Vendi i Shqiponjave/ Sukses-dështimi i rradhës i perëndimit

Më 18 mars 2023 presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri i Kosoves Albin Kurti do të takohen sërish nën ndërmjetësimin e BE-së. Po a do të jetë i suksesshëm propozimi perëndimor për kompromis mes Kosovës dhe Serbisë, apo do të jetë dështimi i radhës?

Sjellja e Kurtit dhe e Vuçic as të habit as të befason, sepse Kosova dhe Serbia kanë për çështjen e Kosovës qëndrime që nuk përputhen as në minimum. Ngjashëm me palestinezët dhe izraelitët në Lindjen e Mesme, dy popuj pretendojnë të njëjtin territor. “Kosova është zemra e Serbisë,” argumenton Beogradi, duke iu referuar ndërtesave historike dhe fushave mesjetare të betejës. Kurse shqiptarët e shohin veten si popull autokton në Kosovë – ku prej kohësh përbëjnë shumicën absolute të popullsisë.

Dhe edhe më e rëndësishme është që sidomos në Serbi, çështja e Kosovës ka qenë çështja më e rëndësishme e të gjitha forcave politike për dekada me radhë. Për shembull, ish-presidenti serb Slobodan Millosheviç, e përdori konfliktin e Kosovës për t’u ngjitur në pushtet . Më vonë, politikani demokrat Vojislav Koshtunica e ankoroi pretendimin e Serbisë për Kosovën në kushtetutën serbe. Presidenti i fundit demokratik i Serbisë, Boris Tadiç, gjithashtu e vuri çështjen e Kosovës në qendër të agjendës së tij politike. Pra nuk është çudi që ajo është edhe baza e sundimit të presidentit Vuçiç.

Nderkohe Brukseli po tregohet i përmbajtur ndaj çdo kritike sado të vogël kundrejt sistemit gjithnjë e më autoritar të Aleksandrit të sotëm. Por për shumë në Perëndim,  Vuçic ka vite që i shmanget çdo detyrimi, jeton nga kriza dhe krijon spektakle të ndryshme që të mos zgjidhet asnjë nga problemet e Serbisë”. Nga kjo rezulton se “nëse e zgjidh krizën e Kosovës, ai nuk do të jetë më i nevojshëm”.

 

Advertisement