Connect with us

Rajon

Zëri i Amerikës/ Lidhjet e Vuçiç me grupet kriminale, a është ai i besueshëm

Në fillim të muajit maj, ‘The New York Times’ publikoi një histori të thelluar për Aleksandër Vuçiç duke treguar lidhjeve e presidentit serb me një grup kriminal që po ndiqet penalisht për një sërë krimesh, duke përfshirë trafikun e drogës dhe vrasje.

Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentonte rreth shkrimit, megjithatë të paktën një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit e ndau historinë në mediat sociale. Akuza u ngritën u ngritën muajin e kaluar gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, analistët e jashtëm kanë qenë të zëshëm.

“Është një histori tronditëse dhe e tmerrshme që nivelet më të larta të qeverisjes janë kaq të ndërthurura me sipërmarrje kriminale” – tha Gary Kalman, Drejtori ekzekutiv i Transparency International

Senatori Bob Menendez  nga ana tjetër ka shtuar pyetjen nëse është i besueshëm si partner I SHBA, Aleksander Vucic

Gjithashtu, në një intervistë për Shërbimin Boshnjak të Zërit të Amerikës, nje bashkëpunëtor i lartë në Këshillin e Politikave të Demokratizimit, vuri në dukje se SHBA-ja nuk ka sanksionuar per korrupsion asnjë zyrtar të administratës së Vuçic siç ka bërë në disa vende fqinje.

Gjithsesi Kalman i Transparency International tha se strategjia e Uashingtonit me Serbinë mund të ndryshojë në të ardhmen.

Advertisement