Aktualitet
Zëvendëson Holta Zaçajn, Fiona Papajorgji zgjidhet në krye të Gjykatës Kushtetuese
Fiona Papajorgji është zgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetuese në vend të Holta Zaçajt, raporton Anila Hoxha.
Në fillim të këtij muaji, Gjykata Kushtetuese u mblodh për të nisur procedurat për të zgjedhur kreun e ri të Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt.
Gjyqtarja Fiona Papajorgji ishte e vetmja kandidaturë për këtë post dhe arriti të paktën 5 votat që i duheshin, ndërsa do të jetë në krye të Kushtetueses për një mandat 3-vjeçar.