Connect with us

Politike

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Mërtiri: Rama dhe Berisha janë humbësit e mëdhenj, e sulmuan egërsisht

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri,  e përshëndeti zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, sot nga KLP-ja si një fitore e cila sipas tij prodhoi dy humbës të mëdhenj, Edi Ramën që donte të kapte SPAK-un për ta bërë vegël të qeverisë dhe për Sali Berishën që e cilëson atë si një organizatë kriminale.

“Unë duhet të them një gjë, që është harruar të diskutohet me ndonjë, kush fitoi dhe kush humbi në ditën e sotme. Për mua ka dy humbës të mëdhenj dhe kjo është gjëja më pozitive që i ka ndodhur shqiptarëve sot.

Humbësi i parë quhet Edi Rama i cili dukshëm sot dështoi totalisht, sot Edi Rama nuk ishte. Bëri vetëm një mesazh kortezie në fund. Pra, Rama sot u shfaq i dështuar. Rama sot s’kishte pikë mundësie që të ndërhynte, dhe kjo është, të themi, suksesi më i madh.

E dyta, i dështuari i dytë është Sali Berisha, i cili sot dukshëm nuk ka asnjë lloj ndikimi dhe sot humbi edhe të vetmen gjë, alibinë e tij, që SPAK-u është një organizatë kriminale.

Në qoftë se do të pranojmë këtë, atëherë do të themi që gjithë ata ambasadorët që ishin, ata janë pjesë e një organizate kriminale dhe po zgjedhin kreun e një organizate kriminale.

Pra, Berisha sot nuk di ku të fusë kokën nga shuplaka që kanë ngrënë fytyrës sot, nga mënyra se si po organizohet SPAK-u.

Fakti që SPAK-u po dëshmon që nuk është më as i Ramës, as i kapur nga krimi, po akuzoni se është i kapur nga ndërkombëtarët. Në qoftë se ndërkombëtarët i quajmë organizatë kriminale, në rregull vazhdoni tani.

Pse ishin ambasadorët aty? Kujtojmë një gjë që kjo zgjedhje nuk u bë sot, ka qenë e paracaktuar, se gara ka nisur ka herët. Janë bërë vlerësimet, kualifikimet, skualifikimet e disa kandidatëve dhe kanë mbetur katër.

Nga ana tjetër, gara unë mendoj që ka filluar edhe përpara kësaj. Ka filluar në momentin kur Rama dhe Berisha kanë sulmuar egërsisht SPAK-un me të gjitha mjetet.

Berisha duke e konsideruar organizatë kriminale, Rama duke ngritur komision kundër SPAK-ut, me Xhafën në krye, duke e sulmuar verbalisht dhe duke e konsideruar si një institucion, i cili është një foshnjë akoma dhe ka nevojë të mbështetet dhe të vihet në përkujdesje nga qeveria dhe madje-madje duke sulmuar SPAK-un se po ndërhyjnë kompetencat e qeverisë, duke e konsideruar si organizatë që bën grusht shteti kundër qeverisë”- tha Mërtiri.

Advertisement