Kosova
Zgjedhje? Çfarë zgjedhjesh – Albin Kurti s’ka dyshime
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia nuk mund të vendosë për Kosovën, pasi është pyetur se a mund të ketë zgjedhje të reja për shkak të Asociacionit. Në një deklarim për media, Kurti është pyetur nga gazetarët se a i sheh zgjedhjet si një lloj referendumi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Zgjedhje ka pasur në vitin 2022 në Lëvizjen Vetëvendosje. Në vitin 2021 ka pasur zgjedhje parlamentare dhe lokale. Nuk mund të vendosë Serbia për Kosovën”, është shprehur kreu i ekzekutivit.
Ai gjithashtu tha se së shpejti Kosova kremton 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe se ekzekutivi është krenarë me arritjet.
“Transparency International tregoi se jemi 20 vende më lartë përsa i përket luftës ndaj korrupsionit. Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë për Asociacionin e komunave. Nuk mund të ketë asociacion njëetnik në Kosovë”, ka theksuar Albin Kurti