Connect with us

Politike

Zgjedhje të parakohshme? Minxhozi: Rama, i vetmi i interesuar

A do të ketë zgjedhjet të parakohshme pas pushimeve verore? Kjo ishte tema e diskutimit në ‘Real Story’ këtë të enjte ku sipas analistit Skënder Minxhozi i vetmi që ka interes për zgjedhje të tilla është Edi Rama. “I vetmi qe ka interes te shkoje ne zgjedhje te parakohshme eshte Edi Rama. Nuk eshte e thene qe Rama te na coje ne zgjedhje te parakohshme me rregulla te reja. Pike reference ne raport me parlamentin e neserm, kemi parlamentin aktual. Primare nga interesi i Rames, duhet te shohim deri ku e ka planifikuar karrieren e tij politike si lider i te majtes shqiptare. Edi Rama mund ta shohe si te larget 2029. Cfare mund te arrinte ne planin e brendshem e ka arritur. Shoh qe Rama nuk ka c’i merr me politikes shqiptare se brendshmi” – tha Minxhozi. Duke u ndalur tek opozita dhe rikthimi i Lulzim Bashës ai shtoi: “Per Lulzim Bashen kjo eshte situata me normale, po te ishte politikan nuk rrinte ne plazh e sa mbaruan zgjedhjet te futesh ne loje. Luli do nje zyre, jeton me iluzionin e 58 mandateve. Nje pushtet qendror i rinovuar eshte mesazh per te gjithe, edhe per nderkombetaret, edhe per drejtesine. Luli eshte i kenaqur me ate qe i japin, po Berisha nuk eshte nje tip i tille”.

Advertisement