Connect with us

Politike

Zgjedhjet 2023 dhe thela e pushtetit

Të gjithë forcat opozitare duhet të bashkohen që të shkojnë në zgjedhjet vendore 2023 me 1 kandidat. Kështu tha kreu i PAA, Agron Duka duke zbardhur detaje nga takimi me Sali Berishën me grupet e vogla gjatë ditës së djeshme.

 

Propozimi i Sali Berishës është pranuar nga Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Dashamir Shehi, duke e lënë totalisht të vetëm në këtë betejë Enkelejd Alibeajn dhe grupin e tij, por Duka tha se ka bërë bisedime me disa deputetë që mbështesin Alibeajn dhe thonë se janë të gatshëm për t’u bashkuar koalicionit opozitar me Berishën dhe  të shkojnë në zgjedhje me kandidaturë të përbashkët.  Nëse nuk e bën këtë, sipas tij do të përsëritet dështimi i 6 marsit.

 

Duka sugjeroi që kandidatët e partive të tjera opozitare të konkurrojnë në mënyrë të lirë përmes sondazheve në primare të hapura.

“Kandidatura duhet të jetë e dakordësuar nga të gjithë forcat opozitare, përfshirë Berishën. Ai e mirëpriti parimisht dhe në detaje tha se do të diskutojë me partitë e tjera. Jo vetëm Berisha por edhe deputetë të tjerë të shkëputur nga grupi Alibeaj kanë shprehur gatishmërinë për kandidaturën e përbashkët. Rezultati i takimit me Berishën mu duk premtues, i gatshëm për bashkëpunim, Të njëjtën gjë kemi dëgjuar nga Meta. Nëse do të tentojmë të dalim me kandidatura, do të përsërisim 6 marsin dhe do të dështojmë. Nëse bëhet puna me negociata është tjetër gjë. Ne po themi që kandidatë të partive të ndryshme opozitare të konkurrojnë në mënyrë të lirë përmes sondazheve në primare të hapura. Nëse do ishte gjendje normale e PD, natyrisht që mund të hynim në biseda negociata. Nëse nuk bëhet kështu, do jetë e vështirë që ngjyra politike e hartës së Shqipërisë të ndryshojë dhe do të mbetet rozë”, tha Duka.

Jashtë koalicionit të Berishës me partitë e vogla, Idrizi s’përjashton mundësinë e bashkëpunimit me mazhorancën: Do jemi në kontakt me forcat politike

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili nuk ishte dje i pranishëm si aleat me Sali Berishës për zgjedhjet vendore të 2023, u shpreh se do të jetë në kontakt me forcat politike relevante. Idrizi nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me mazhorancën.‘Nëse do të jeni të vëmendshëm brenda grupimeve opozita ka shumë grupime dhe ky grupim ka qenë gjithmonë bashkë. Do jemi në kontakt me forca politike relevante. Në radhë të parë PDIU është e interesuar të ketë këshilltar, por mund të ketë dhe zona ku të ketë kandidatë.  Ne jemi të hapur që të diskutojmë dhe në radhë të parë të mbajmë qendrimet tona. Ai grupim që ka qenë dje te Berisha ka qenë gjithmonë një grupim i përbashkët politik dhe unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë e atij grupi.’- tha Idrizi.

Zgjedhjet e ardhshme lokale, Dashamir Shehi: Jam kundër kandidaturës së Metës për Tiranën, duhen emra të rinj

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, gjatë një emision televiziv ka folur rreth organizimit të opozitës për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sa i takon kandidatëve, ai tha së është herët për të folur me emra, por kundërshtoi kandidaturën e Ilir Metës për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Shehi shtoi se opozita ende vazhdon të ketë probleme sa i takon mënyrës se si do të dalin në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij primaret bëhen për PD dhe nuk i shërbejnë partive të tjera, për këtë arsye Shehi tha se kandidatët duhet të zgjidhen nga qytetarët secili është më i përshtatshëm për ta.

Është shpejt për të folur për emra, ne flasim për modalitete. Të gjejmë një kandidat të përbashkët.

Çfarë na bashkon ne të gjithë bashkë? Lufta kundër PS, kësaj qeverise, Edi Ramës, na bashkon që të dalim me një kandidat të përbashkët.

Ka emra sa të duash. Edhe ne e kemi një emër. Duhet të sqarojmë një skemë si funksionin, jo të ngremë një zhurmë. Mendoj se mund te gjejmë njerëz serioz kur ti nënshtrohemi rregullave demokratike.

Nuk jam dakord që Ilir Meta të jetë për Tiranën, kryetarët e partive nuk duhet të jenë, mendoj që edhe vetë Meta nuk është dakord. Një njëri që ka qenë president nuk mund të bëhet kryetar bashkie. Duhen emra të rinj.

E vetmja shpresë janë këta të rinj, po u rrotulluan të njëjtët personazhe nuk ka vlerë. Të jemi të gjithë bashkë në tribunë që të ndjekim këtë kandidatë.

Ne nuk dakordësohemi nga dëshira, dashuria. Ne dakordësohemi se kemi një hall të përbashkët. Primaret janë një hap përpara drejt demokratizimit të PD, por primaret bëhen për PD , jo për partinë time. Te gjithë ti nënshtrohen një sondazhi shkencor, dhe ajo  e nxjerr 90%, se kush është më i pranueshëm për qytetarët,” tha Shehi

Advertisement