Connect with us

Politike

Zgjedhjet/ Berisha: Pëllumb Gjoka nuk u prek se i duhej Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se bandat u përdorën si faktor përcaktues në një mori qytetesh, për të bërë rezultatin e zgjedhjeve që donte kryeministri Rama. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha në fjalën e tij është shprehur se operacioni ‘Metamorfoza’ është i regjistruar më 15 janar, por biznesmeni Pëllumb Gjoka nuk mund të prekej se duhej të merrte fitoren në Velipojë. Të njëjtin gjë Berisha tha dhe për Bajrat në Shkodër.

“E vërteta është se bandat u përdorën si faktor përcaktues në një mori qytetesh, për të diktuar rezultatin që donte Edi Rama. Edi Rama, në bashkëpunim me drejtësinë dhe policinë, bëri gjithçka për mobilizimin e bandave. I nxori nga burgjet, i kërcënoi me mandatet e Interpolit që i kërkonte, bllokoi hetimet. Operacioni ‘Metamorfoza’ është i regjistruar më 15 janar, por Pëllumb Gjoka nuk duhej të prekej se duhej të vendoste Velipojën nën pushtim. Bajri doli nga burgu dhe të tjerët u mblodhën vetëm për të diktuar rezultatin në Shkodër. Ata të cilët besojnë apo mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, në një mënyrë ose në një tjetër pranojnë, legjitimojnë rolin e krimit të organizuar në votën e shqiptarëve dhe fatin e tyre. Të gjitha këto janë të dokumentuar në raport,” tha Berisha.

Advertisement