Connect with us

Politike

Zgjedhjet/ Berisha sulmon Ramën: E nisi me tritol dhe e përfundoi me arrestime

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka mbyllur sot fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit në qytetin e Elbasanit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij përpara qytetarëve u shpreh se kryeministri Edi Rama, e nisi fushatën e tij me tritol dhe e mbylli me arrestime, referuar arrestimit mesnatën e mbrëmshme të Fredi Belerit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën.

Ai bëri thirrje që orët e fundit deri në zgjedhjet e 14 majit, të shërbejnë si orë reflektimi ndërsa bëri thirrje për votimin e “BF” Luçiano Boçi.

“Të reflektojmë për gjendjen tonë ekonomike, sa herë në dyqane rëndohemi nga çmimet gjithnjë në rritje, për listat e gjata që zgjaten e bëhen tërkuzë, sepse shumë bashkëqytetarë tanët nuk kanë me se paguajnë ushqimin e përditshëm.

 

 

Të gjitha këto kanë ardhur sepse Elbasani e Shqiëpria qeverisen nga kjo qeverisje. Ju ftoj të votoni ndryshimin më 14 maj e mos harroni se të gjitha sa thash më sipër Rama në këtë fushatë i mbuloi me tallje për qytetarët, me sharje për kundërshtarët, me tallava për gaztorët.

E nisi fushatën me tritol dhe e mbylli me turp e arrestime.

Le të shndërrojmë 48 orët e fundit në orët e reflektimit.
Le të mendojmë për shqiptarët e larguar të detyruar nga papunësia, mospasja, nga dhunimet e lirive e të të drejtave. Ju e keni të qartë se si dhjetëra mijëra qytetarë u arrestuan për faturat e dritave.

Rma u angazhua në luftë të egër kundër opozitës. Bën gjithçka të dhunojë e shkelmojë votë, emisarët e tij shpërndajnë si hiena para e blejnë vota. Kjo blerje votash që konvertohet në pushtetin e një njeriu, i solli çdo familjeje shqiptare një fatkeqësi të madhe e varfëri në rritje.

Të votojmë Luçiano Boçin, intelektualin e shquar që ka hartuar projektin e një Elbasani ndryshe, qytet dinjitoz për qytetarët e tij”, tha ai.

Advertisement