Connect with us

Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Partitë e vogla mbledhin 210 mijë vota, si u ndanë mandatet e partive të reja sipas votave që morën

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 9 subjetet e reja politike që garuan të dielën kanë arritur të mbledhin 210 mijë vota, ku Nisma-SHB ka arritur të marrë 57,877 vota ose 3.8% deri tani, duke siguruar një mandat në Tiranë, atë të kryetarit të koalicionit, Adriatik Lapaj.

Më pas renditet PSD me 48, 661 vota ose 3.2% duke marrë 3 mandate në qarkun e Shkodrës. E katërta për nga numri i votave vjen partia “Mundësia” me 46,680 vota ose 3.1% duke siguruar deri tani 2 mandate në Tiranë, kryetari i kësaj force politike Agron Shehaj dhe i dyti në listën e Mundësisë, Erald Kapri.

Në rend zbritës, vjen lëvizja “Bashkë” me 22,916 vota ose 1.5% e cila ka marrë një mandat deputeti në Tiranë.

Në fund të listës janë partitë e reja që nuk kanë siguruar pragun e duhur të votave për të përfituar një mandat sic janë;  Koalicioni Euroatlantik me 20,170 vota ose 1.3%, Djathtas për Zhvillim e Dashamir Shehit me 5,815 vota ose 0.4%, AKSH 3,303 vota ose 0.2% dhe Lëvizja “Atdheu” me 2,207 vota ose 0.1%.

 

 

Në një reagim në facebook, kryetari i koalicionit “Nisma-SHB”, shkruan se aktualisht 1 mandat i PS del me 9479 vota, ndërsa 1 mandat i partive të vogla del me 57 711 vota. Deri në fund, yni shkon me afro 70 000.

“Ja kjo është “demokracia” për të cilën kemi luftuar ta ndryshojmë”, thotë Lapaj duke iu referuar sistemit proporcional zgjedhor në Shqipëri. Ky sistem është përfaqësim proporcional me lista të mbyllura.

Ka 12 zona elektorale me shumë anëtarë që korrespondojnë me 12 rajonet administrative të vendit . Brenda çdo zonë elektorale, partitë duhet të arrijnë një prag prej 3 përqind të votave, dhe koalicionet parazgjedhore duhet të plotësojnë një prag prej 5 përqind të votave.

PS 52.3% 787,816 vota

PD 33.9% 510,156 vota

Nisma-SHB 3.8% 57,877

Mundwsia 3.1% 46,680 vota

KEA 1.3% 20,170 vota

AKSH 0.2% 3,303 vota

ADR 0.1% 1,092 vota

PSD 3.2% 48,661 vota

Advertisement