Politike
Zgjedhjet e 14 majit/ Meta: Momenti të çrrenjosim monizmin
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruaer se Edi Rama ka një pakicë uzurpatore. Gjatë fjalës së tij nga Përrenjasi, Meta u shpreh se më 14 maj do të çrrenjosim munizmin dhe do të ndështojnë këtë pakicë që tallet me qytetarët. Po ashtu Meta theksoi se hajdutëria e Ramës nuk njeh kufi por do të marrë fund në zgjedhjet lokale.
“Rama e ka të qartë se ka një pakicë uzurpatore. Të ecim të sigurt drejt 14 majit. Do jetë një fitore plebishitare. Është e padiskutueshme. Qytetarët me të drejtë kanë thënë se duan zgjedhje, ja ku erdhën zgjedhje. Nuk janë vetëm zgjedhje vendore. Janë zgjedhje për të gjithë komunitetin. Janë një moment historik përë të çrrënjosur monizmin. Ky është modeli se si e do Edi Rama pushtetin. Hajdutëria e tij nuk njeh kufi. Të gjithë drejt 14 majit. Të ndëshkojmë me votë këtë pakicë uzurpatore që tallet me qytetarët shqiptarë. Jo vetëm i vjedh, por i intimidon. Duan që t’i duartrokasin për shkak të frikës. Unë besoj se, jo vetëm Përrenjasin, por shumica dërrmuese e bashkive në të gjithë vendin, do votojnë koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Me këtë koalicion, fiton llogaridhënia. Me votat tuaja, do ju japim llogari për çdo gjë. Unë nuk flas dot shumë për Përrenjasin, pasi e dini më mirë sesa unë, por mua më mjafton Tirana. Isha në një emision, me një nga gazetaret e njohura dhe i thashë, mund të ma thuash emrin e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës? Jo më tha. Pyeta dhe njerëz të tjerë, nuk e dinin,” tha Meta.