Rajon
Zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta qetësonin situatën në Kosovë
Analisti politik, Dushan Janjiç ka deklaruar se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do qetësonin veriu ndërsa Kurtin do ta dërgonin në opozitë.
Ai u shpreh se Vuçiç dhe Lista Serbe do ta kenë vështirë të sqarojnë braktisjen e institucioneve, në zgjedhjet në veri dhe se ata do kene opozitë të fuqishme ne veri pasi vendimi ka treguar se ka sjell vetëm dëme për serbët e Kosovës”
“Zgjedhjet janë mënyra e vetme e kthimit të serbëve në institucione, dhe pas zhvillimit të tyre nis edhe rruga e kalimit të Kurtit në opozitë, pasi bashkësia ndërkombëtare e ka humbur besimin ndaj tij” – tha Janjiç, I cili theksoi edhe se Vuçiq do ta ketë mjaft të vështirë që para opinionit të sqaroj politikën e vet ndaj Kosovës.
“Letrat ishin llogaritur ashtu që Vuçic duhet të ishte ai që do dorëzonte Kosovën. Kur në nëntorin e kaluar mori vendim që serbët të braktisin institucionet, ai luajti kumar me Kosovën. Beri nje hap te gabura dhe tani do vijë llogaria, sepse nuk kishte plan rezervë. Vuçiç po humb iniciativën në Kosovë, ai bënë zhurmë marketingu, por në të vërtetë po i shkakton dëm të madh popullit të vetë” – tha Janjiç.