Connect with us

Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/ Avokati shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie: Tirana, vizioni ynë

Avokati i njohur Gylsen Zhllima ka shpallur kandidaturën e tij për postin e kryebashkiakut të Tiranës, në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor.

Avokati e ka njoftuar kandidimin përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Tirana vizioni ynë”, është slogani i tij me të cilin do të kërkojë votën e kryeqytetasve.

Zgjedhjet e pjeshme për Bashkinë e Tiranës, do të zhvillohen më 9 nëntor në 6 bashkitë e vendit.

Deri më tani, kandidaturën e kanë zyrtarizuar aktori Florjan Binaj, politologu Ermal Hasimja, drejtori i Institutit për Bashkitë, Agron Haxhimali dhe drejtuesi i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori.

Kujtojmë që nga kampi socialist është zyrtarizuar si kandidate Ogerta Manastirliu. Ndërsa opozita vendosi të mbështesë kandidatët e pavarur.

Përveç Tiranës, zgjedhje do të ketë dhe në bashkitë e Matit, Tepelenës, Beratit, Cërrikut dhe Vlorës.

Advertisement