Connect with us

Aktualitet

Zgjedhjet/ Gjirokastra me timon majtas…vazhdon numërimi

Në Bashkinë Gjirokastër janë numëruar deri më tani 20 nga 67 kuti në total. Kandidati i Partisë Socialiste Sejdi Golemi udhëheq me 77.2%, ndërsa Dorjan Lani i ‘Bashkë Fitojmë’ vetëm me 22.8%.

Në bashkinë Memaliaj, kandidati i dyshes Berisha-Meta, Albert Malaj ka shpallur fitoren. Ai kryeson me 52.67% të votave ndërsa 47.33% të votave është Gjolek Guci. Ndonëse janë numëruar 23 nga 27 kuti në total, Malaj po feston fitoren. “Kjo arritje është falë punës, djersës të derdhur nga ana juaj. Faleminderit”, tha Malaj.

Në Bashkinë Dropull ka përfunduar numërimi dhe fitues është shpallur Dhimitraq Toli me 81.25% i Partisë Socialiste, ndërkohë që rivali i tij më i afërt Thanas Maneka i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 14.87% të votave, ndërsa Kosta Garo nga Nisma Thurje ka marrë vetëm 3.88% të votave.

Në Bashkinë Përmet janë numëruar deri më tani 12 QV ka 23 gjithsej dhe udhëheq bindshëm Alma Hoxha e PS me 76.81%, ndërsa rivali i saj Edmond Komino është më 23.2%.

Në bashkinë e Tepelenës ka përfunduar numërimi. Kandidati socialist Tërmet Peçi ka fituar me 82.67 %. Rivali tij Baftjar Imeri i BF ka fituar me 10.33 %, ndërsa Partia Demokratike ka fituar vetëm 7.00 %.

Në Bashkinë Këlcyrë janë numëruar 16 nga 17 kuti dhe me vetëm një këti mund të themi që PS po shkon drejt fitores së sigurt me kandidatin Klement Ndoni me 49.48%. Rivali Arjan Kasaj i BF me 47.1%. Është shumë e vështirë që një kuti të rrëzojë diferencën. Ndërkohë që në këtë bashki është edhe kandidati i PD Adriatik Spahiu, i cili nuk ka marrë më shumë se 3.4%.

Në Bashkinë Libohovë duket se fitues mund të jetë kandidati i opozitës Adil Xhelili, nën logon e ‘Bashkë Fitojmë’. Ai udhëheq me 54.19% të votave kur janë numëruar 7 nga 9 qendra votimi. Kandidati socialist shkon 45.8%.

Advertisement