Votimi në kolektiv ka qenë dhe më herët praktikë e punonjësve të institucioneve serbe në Kosovë.

Ndërkaq, Lista Serbe ka udhëhequr Mitrovicën e Veriut dhe tri komunat e tjera me shumicë serbe në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, deri më nëntor të 2022, nga ku më pas përfaqësuesit e saj janë larguar nga institucionet e shtetit fqinj.

Ky vendim, më tej është shoqëruar me bojkot gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme të prillit 2023 dhe gjatë votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në 2024.

Rikujtojmë se largimi i përfaqësuesve serbë nga institucionet ka ndodhur pas vendimit të qeverisë së Kosovës, për të hequr nga qarkullimi targat serbe të automjeteve.