Connect with us

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë/ Shala: Të hetohet rënia e serverave të KQZ. Halimi: Zgjedhje të parakohshme?

Vetëvendosje kryeson deri më tani si parti e parë në zgjedhjet në Kosovë, ndjekur më pas nga PDK dhe LDK. Megjithatë të dhënat më të fundit nga KQZ nuk janë përditësuar, për shkak të rënies së serverave të faqes online. Eksperti i sigurisë, Drizan Shala tha se prokuroria do të merret me këtë incident.

Sipas tij, vendi mund të shkojë së shpejti në zgjedhje të parakohshme pasi asnjëra parti deri më tani nuk siguron shumicën absolute.

Jemi në fazën e çështjeve hipotetike, por konstatojmë se nuk kemi pasur incidente që mund të prishin rezultatin zgjedhor. Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhë ngjarja. Prokuroria e shtetit do të merret me këtë, por edhe KQZ të japë përgjegjësi. Ende partitë politike janë të rezervuara sa i përket qëndrimeve. Janë duke aluduar për, por nëse ka pasur ndërhyrje nga një strukturë e jashtme, ky është një rast flagrant, që do të jetë në historinë e republikës së Kosovës dhe që ka zhytur një proces të tillë. Çështja e qëndrimit 4 vjeçar, mosplotësimi i kërkesave konstatojmë se qytetarërt një pjesë e madhe kanë reflektuar për mospërmbushjen e kërkesave. Sipas këtij trendi, 2026 do ta gjejë Kosovën në zgjedhje të parakohshme”, u shpreh ai.

Ndërkohë eksperti Jeton Halimi shtoi se mund të ketë një koalicion mes VV dhe PDK.

“Nuk ka merr mendja për zgjedhje të parakohshme. Nuk besoj se sërish do të ketë shpenzime të buxhetit disa milion euro. Koalicioni që kanë pasur në heshtje do tëë jetësohet mes VV dhe PDK.“, u shpreh Halimi.

Advertisement