Connect with us

Politike

Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Xhaferri: Qytetarët janë të shantazhuar

Nga Besart Xhaferri

Uzurpimi i Qendrave të Votimit nga mercenarë të mazhorancës dhe drejtues të administratës po kthehet në një problem serioz për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Rrogozhinë këtë të Dielë!
Qytetarët janë të intimiduar dhe shantazhuar nga strukturat e kandidatit të mazhorancës, që nuk i lidh asgjë me votën e lirë!
Komisionerët tanë kanë pikasur dhe kundërshtuar ashpër tentativa të fotografimit të votës por edhe votimit familjar.
Policia e Shtetit deri tani është pasive përballë çdo parregullsie.
Pavarësisht çdo tentative për tjetërsimin e votës ne do të qëndrojmë stoikë për mbrojtjen e të drejtës qytetarëve të Rrogozhinës për të votuar!
Qytetarët i ftojmë të dalin masivisht në votime, si e vetmja mënyrë që pakica të mos vendosë për fatin e të ardhmes së fëmijëve të tyre!
Advertisement