Connect with us

Rajon

Zgjedhjet në Serbi, Biserko: Rezultate të tmerrshme për opozitën dhe vendin

Kryetarja e Komiteti të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, duke folur për zgjedhjet në Serbi, të mbajtura më 17 dhjetor, tha se rezultatet janë të tmerrshme për opozitën dhe në përgjithësi për Serbinë, duke qenë se SNS-ja, partia e presidentit Aleksandër Vuçiç ka fituar një shumice të madhe, madje nuk ka nevojë as për ndonjë parti për koalicione.

“Këto zgjedhje ishin të lira, por nuk ishin të drejta”, deklaroi Biserko

Ajo vuri në pah se partia e cila fitoi zgjedhjet ka dominim të plotë në medi dhe në resurse shtetërore, dhe se permes tyre dhe presioneve e frikësimeve, arriti kete rezultat në zgjedhjet e fundit.

Biserko gjithashtu theksoi se këto zgjedhje i kishte kërkuar vetë opozita, me idenë se Perëndimi nuk do tregohej luajal me Vucicin dhe shtoi se zgjedhjet në Beograd janë kontestuese, sepse mendohet se ka pasur vjedhje të mëdha votash.

Advertisement