Bota
Zgjedhjet në SHBA/ Joe Biden merr kryesimin në Georgia
Edhe pse prej ditësh Donald Trump ka udhëhequr bindshëm në Georgia, Biden ka arritur që të marrë kryesimin me pothuajse 500 vota. Ndërkohë që Trump vazhdon të akuzojë për vota të manipuluaa.
Fokusi është gjithashtu i rëndë në Pensilvani, një fushë tjetër beteje ku epërsia e hershme po zhduket falë numëirmit të gjerë të fletëvotimeve me postë, të cilat kanë favorizuar kundërshtarin e tij. =
Pretendimet e pabaza të Z. Trump për mashtrim elektoral kanë nxitur protesta të vazhdueshme jashtë qendrave të numërimit në shtetet kryesore si Pensilvania dhe Arizona.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA; Akuzat e Trump për manipulim të zgjedhjeve, reporterët i ndërpresin fjalën: Po bën deklarata false
“Ok, gjendemi në një pozicion aspak të zakontë jo vetëm që duhet të ndërpresim presidentin e Shteteve të Bashkuara, por duhet edhe ta korrigjojmë atë“, këto janë fjalët me të cilat Brian Williams i MSNBC ka zgjedhur të ndalojë transmetimin e drejtpërdrejtë.
Shepard Smith i CNBC shpjegoi fjalimin e Trump pikë pas pike duke theksuar se deklaratat Trump ishin të rreme”Ajo që po thotë presidenti i Shteteve të Bashkuara është absolutisht e pavërtetë”.
NBC dhe ABC News gjithashtu shkëputën lidhjen direkte. Pasi ABC përfundoi lidhje korrespondenti i Shtëpisë së Bardhë, Jonathan Karl tha se nuk kishte asnjë provë për vota të paligjshme.
” Duke se ai është i zhgënjyer se procesi i numërimit të votave po zgjat më shumë se pritej. Gjithmonë është dashur kohë, por sidomos në këto zgjedhje ”, tha Karl.
CNN e mbajti Trump në transmetim por spikeri i tij theksoi se Trump po akuzon pa asnjë provë:
“Pa asnjë provë, Trump thotë se po mashtrohet. Çfarë nate e trishtuar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dëgjojnë presidentin e tyre duke akuzuar në mënyrë të padrejtë për vjedhjen e zgjedhjeve. Gënjeshtër pas gënjeshtre.”
Në Fox News Channel, komentatorët Bill Bennett dhe Byron York thanë se Trump në rast të parregullsive duhet të paraqesë prova.
Të gjithë sytë janë drejtuar në Nevada, Georgia, Pennsylvania, Carolina e Veriut dhe Arizona ndërsa vazhdon numërimi i votave.