Bota
Zgjedhjet në SHBA/ Senatori i Karolinës së Jugut: Kam dëshmi për manipulim të votave në Pensilvani
Senatori i Karaolinës së Jugut, Lindsey Graham i ka bërë thirrje Departamentit të Drejtësisë dhe Shërbimit Postar të Amerikës për të hetuar akuzat e një manipulimi në Pensilvanisë, me anë të një skemë për të shtuar vula postare të paligjshme në fletët e votimit.
“Si Kryetar i Komitetit të Gjyqësorit të Senatit. Unë nuk do të lejoj që akuzat për parregullsi të votimit dhe sjellje të pahijshme të lihen në heshtje,“- ka thënë Graham në një deklaratë nga fushata e tij e Senatit.
Gjithashtu, Lindsey Graham ka thënë se ai ka marrë një dëshmi nga Richard Hopkins, një punëtor postar në Erie, Penn., i cili i ka thënë se mbikëqyrësit e tij planifikuan të datonin votat e postuara shumë vonë.
Ndërkohë, Fushata Trump dhe Republikanët e Pensilvanisë kanë ngitur akuza për vlefshmërinë e mijëra fletëvotimeve me postë në Keystone State dhe po ndjekin një çështje ligjore.
” Zyrtarët në Pensilvani duhet të marrin seriozisht pretendimet nga Z. Hopkins dhe të tjerët para se të vërtetojnë një rezultat përfundimtar,”– ka thënë ai Graham.
Dy ditë më parë, mediat projektuan fitues të zgjedhjeve kandidatin demokrat Joe Biden, falë 20 votave elektorale që mblodhi në vendlindjen e tij, në Pensilvani, duke u bërë presidenti i 46-të i vendit. Zgjedhjet në SHBA u zhvilluan më 3 nëntor, ndërkohë që numërimi i vullnetit të popullit zgjati disa ditë. Deri në shpalljen e rezultatit, dy kundërshtarët ishin në një garë të ngushtë kundrejt njëri-tjetrit.