Connect with us

Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Koalicionit 6 partiak i bashkohet një forcë tjetër politike

Koalicionit prej 6 partish të opozitës në Turqi, i bashkohet edhe një forcë tjetër politike. Kreu i partisë “Fitorja”, Umit Ozdag njoftoi se për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të bëhet pjesë e aleancës. Ai doli në krah të kreut të opozitës Kemal Kilicdaroglu dhe kërkoi përkrahjen e tij në garën e 28 Majit. Partinë e tij me opozitën e bashkoi nisma për largimin e refugjatëve nga vendi.

Partia e Umit Ozdag në zgjedhjet e 14 Majit mori 2.5 përqind të votave. Ai bashkë me një grup partish të vogla mbështesnin si kandidat Sinan Oganin. Ky i fundit në raundin e parë mori 5.2 përqind të votave duke e dërguar procesin në raundin e dytë. Kandidati, i cili u rendit i treti njoftoi pak ditë më parë se për garën e 28 Majit do të mbështesë si person i vetëm presidentin aktual Erdogan.

Nëse e fiton garën, Erdogan do ta drejtojë Turqinë edhe për 5 vitet në vazhdim ndërsa Kilicdaroglu ka mundësinë që të ulet për herë të parë në karrigen e presidentit.

Advertisement