Bota
Zgjedhjet në Turqi/ SONDAZHET- Kilindaroglu kryeson për president
Sondazhet tregojnë se Tajip Erdogan po lufton për të mundur rivalin e tij nga opozita e bashkuar, Kemal Kilicdaroglu. Mediat bëjnë të ditur se partia e Erdoganit po merr një epërsi të qartë në zgjedhjet parlamentare të Turqisë, të cilat do të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet presidenciale, më 14 maj.
Sondazhet e fundit nga Metropoll e vendosin Kilçdaroğlu të parin me një diferencë të vogël (42.6% kundrejt 41.1%) përpara Erdoganit. Rreth 5%, me një tendencë në rritje, po lëvizin përqindjet e Muharrem Ince, votat e të cilit do të bëhen ‘mollë sherri’ nëse do të duhet raundi i dytë më 28 maj.
Në masën që ato pasqyrojnë tendencat, sondazhet tregojnë se sundimit mbi 20 vjet të Tajip Erdogan po i vjen fundi, një ndryshim që për shumë turq (veçanërisht ata më të rinj) duket kataklizmik. Pavarësisht nëse i përkasin atyre që vështirë se kanë përjetuar një lider tjetër, apo atyre që duan një ndryshim në vend, turqit e konsiderojnë përballjen si thelbësore.
Megjithatë, fundi i papritur i mbretërimit të tij të gjatë nuk do të jetë një detyrë e lehtë. Nëse Erdogan fiton presidencën, por humbet parlamentin, ekziston rreziku që ai të marrë edhe më shumë pushtet, duke anuluar fitimet e opozitës. Është, nga ana tjetër, i gjithë sistemi që “ndërtoi” Erdogan, i cili, siç e percepton opozita, vështirë të lihet mënjanë. “Bashkëjetesa” është një situatë e paprecedentë në Turqi.
Ndërkohë, në zgjedhjet parlamentare të anketuara më 1-3 prill, AKP e Erdoganit mori 35% të votave, krahasuar me 21.7% për Partinë Popullore Republikane (CHP) të Kilicdaroglu.
Partia Pro-Kurde Demokratike Popullore (HDP) lëviz më poshtë, me 11.2%, ndërsa Partia e Mirë (IYI) e Meral Aksener është me 8.4%. Partia e Veprimit Nacionalist (MHP, “Ujku Gri”) është në 4.5%, ndërsa të gjitha të tjerat janë secila nën 2%.
Nëse numërohen edhe të pavendosurit, përqindja e AKP-së kalon 40% dhe CHP-ja është në 24.6%.
Në çdo rast, presidentit i duhen të paktën 301 nga 600 deputetë për të pasur autonomi veprimi. Aleanca që mbështet Kilicdaroglu është angazhuar madje për kalimin në një sistem parlamentar të forcuar. Kjo do të thotë se për reformat kushtetuese nevojiten 360 vende , apo edhe 400 mandate nëse lind një mosmarrëveshje mes presidentit dhe Asamblesë Kombëtare.