Connect with us

Kosova

Zgjedhjet në veri të Kosovës, si zgjidhet kryetari i komunës?

Sipas Ligjit për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës, kandidati zgjidhet kryetar i komunës nëse ai apo ajo fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme, të hedhura në atë komunë.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon rundin e dytë të zgjedhjeve në mes të dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme.

Rundi i dytë i zgjedhjeve mbahet ditën e diel, katër javë pas rundit të parë.  Kandidati, i cili fiton shumicën e votave në rundin e dytë, zgjidhet kryetar i komunës.

Advertisement