Politike
Zgjedhjet/ Partia Aleanca Demokratike: Janë parë shenja në fletët e votimit
Partia Aleanca Demokratike i ka drejtuar KQZ një kërkesë ankimore për procesin zgjedhor të 14 Majit. Kjo forcë kundërshton vendimin për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve të Këshillit të Bashkisë Përmet.
Aleanca Demokratike kërkon ndryshimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin për Bashkinë Përmet, duke përfshirë në rezultatin e dalë nga procesi i rinumërimit dhe rivlerësimit të votave. Në kërkesën ankimore thuhet se ka patur shkelje në procesin e numërimit të votave.
Subjekti në fjalë thotë se ka qenë fitues i një mandati për këshilltar deri në datën 16 maj ora 11:00. Pas këtij orari, në sistemin online nuk figuronte, duke i kaluar subjekteve të tjera zgjedhore