Connect with us

Bota

Zgjedhjet presidenciale 2024, Putin dorëzon zyrtarisht kandidaturën

Presidenti rus Vladimir Putin ka paraqitur zyrtarisht dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë për t’u regjistruar si kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Ai i dorëzoi ato”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për mediat shtetërore ruse.

Mbështetësit e Putinit të shtunën e emëruan zyrtarisht atë për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 si një kandidat i pavarur.

Emërimi nga një grup prej të paktën 500 mbështetësish, sipas ligjit zgjedhor rus, është i detyrueshëm për ata që nuk konkurrojnë nën logon e një partie.

Kandidatët e pavarur gjithashtu duhet të mbledhin të paktën 300,000 nënshkrime mbështetjeje nga 40 rajone ose më shumë.

Advertisement