Politike
ZGJEDHJET/ Rama i frikësuar nga masat e SPAK? Kryeministri: Uroj të jetë lajthitje…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot masat e ndërmarra nga SPAK dhe Prokuroria e Tiranës për hetimin e krimeve zgjedhore. Rama është shprehur se po survejohen partitë politike në proces elektoral dhe kjo duhet të ndalohet menjëherë
Edi Rama: Nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektorale. Uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të dalët çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet kurrën e kurrës të kthehemi në kohërat e errëta se kush merret me politike të survejohet. Dalja në këto pozicione është ndërhyrje në liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre.
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, miratoi një ditë më parë udhëzimin e përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale në periudhën para dhe pas zgjedhjeve. Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm do të ngrihen seksione të posaçme të përkohshme për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve në kompetencën e tyre. Këto seksione do të ngrihen brenda 10 ditëve nga miratimi i këtij udhëzimi dhe do të funksionojnë deri në datën 31.5.2025.
Ndërkohë më herët SPAK ka njoftuar një sërë masash për zbatimin e Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor gjatë Zgjedhjeve për Kuvendin 2025. SPAK ka ngritur një task forcë, e cila do të përfshijë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, ekspertë dhe staf administrativ mbështetës. Sa i përket grupeve hetimor në terren, Prokuroria e Posaçme njoftoi se do të fokusohen në parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me përdorimin e administratës publike, infrastrukturës shtetërore, dhe përfshirjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor.

