Politike
Zgjedhjet, reagon ashpër OMONOIA: Të gjithë janë shpërngulur në Himarë
OMONOIA ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku thotë se lajmet e fundit nga Himara bëjnë fjalë që i gjithë shteti është shpërngulur. OMONOIA shkruan në deklaratë se mbase me këtë vrull e sulm po e bëjnë Himarën kryeqytet, duke ironizuar.
Në deklaratë shkruhet se të gjithë zyrtarët edhe funksionarët e shtetit në vend që të jenë te detyrat e tyra edhe të respektojnë rrogat e majme të paguara më taksat e qytetarëve kanë të njejtën strategji. Sipas OMONOIA As KQZ as Presidenti, apo SPAK dhe Prokuroria Vlorë, asnjë institucion nuk kujdeset edhe nuk ka as merakun që zgjedhjet të jenë të lira edhe të ndershme. OMONOIA shton se e gjithë vëmendja e shtetit është si e si të fitojë i preferuari i pushtetit Vangjel Tavo.
DEKLARATA E OMONOIA:
Kur të korrupton shteti nuk përbën vëpër pënale (autori-SPAK)
Lajmet e fundit nga Himara bëjnë fjalë që i gjithë shteti është shpërngulur në Himarë. Ministra, deputetë, kryebashkiakë, drejtora nga të gjitha institucionët (kadastra, tatimet, turizmi, doganat, AKU, SHISH). Të gjitha dikasterët e ministrisë së brendshme (antiterrori, krimi ekonomik, krimi i organizuar). Të gjithë gazetarët e kanaleve të investitorëvë strategjikë edhe vetë investitorët. Prokurorë edhe gjyqtarë në detyrë edhe të shkarkuar. Mbase me këtë vrull e sulm po e bëjnë Himarën Kryeqytet! Të gjithë këta monitorojnë qytetarët shtëpi më shtëpi fshat më fshat edhe kanë të njejtën taktikë komunikimi dhe strategji që mesa duket u është e frymëzuar edhe imponuar nga dhomat e zeza të kryeministrisë ku është ngritur shtabi i propagandës edhe i strategjisë. Të gjithë këta zyrtarë edhe funksionarë të shtetit në vend që të jenë te detyrat e tyra edhe të respektojnë rrogat e majme të paguara më taksat e qytetarëvë kanë të njejtën strategji. Fillojnë propagandën e tyre duke reklamuar punën e qeverisë dhe të kryeministrit, dhe përfundojnë me kërcënime e shantazhe. Duke parë që Himariotët nuk thyhen nuk mposhten, rrisin edhe ata presionin dhe mobilizimin e tyre.
Është e dhimbshmë edhe në të njëjtën kohë i pashpresë fakti së nuk ka as edhe një institucion apo instancë të shtetit i cili të kujdeset për të patur një proces normal. Zgjedhjet, festa e demokracise po kthehen ne nje farse te perseritur. As KQZ as Presidenti, apo SPAK dhe Prokuroria Vlorë, asnje institucion nuk kujdeset edhe nuk ka as merakun qe zgjedhjet te jene te lira edhe te ndershme. Po falen certifikata pronesie sikur po u bëjnë nder Himariotëve për shtëpitë 200 vjeçare, po jepen legalizime, madje nuk kanë më as turp, premtohet qielli dhe toka, thua se Partia Socialiste per herë të parë po kandidon në Himarë, jo sikur ka 13 vjet në pushtet! Gjithë administrata në “luftë elektorale”, megjithëse e ka të ndaluar me ligj, por çfarë problem ka, kur nuk ka kush ta hetojë! Disa muaj ose vjet më vonë KQZ do i japi një gjobë qesharake Partisë Socialiste dhe ja u krye! SPAK e ka thënë, kur të korrupton shteti nuk ka vepër penale!!
E gjithe vemendja e shtetit eshte si e si te fitoje i preferuari i pushtetit Vangjel Tavo i cili as nje lidhje nuk ka me Himaren edhe mbi 30 vjet sorollatet nga njera-parti ne tjetren në kërkim të një mënyre për të vjedhur. Pyetjes pse Tavo eshte perfaqesuesi drejtpërdrejtë i Skenderbeut dhe Ismail Qemalit dhe po humbi zgjedhjet Tavo humbet edhe Shqiperia, vetem mendjet e semura te propagandes qeveritare mund t`i japin pergjigje. Per te gjithe keta kemi nje lajm te keq edhe nje lajm te mire. Lajmi i keq eshte se i preferuari i tyre pazarxhiu Tavo do i humbase zgjedhjet. Lajmi i mire eshte se Himara edhe Shqiperia nuk do humbasin gje perkundrazi do fitojë demokracia. Edhe kjo fitore edhe kjo vendosmeri e himarioteve do frymezoje te gjithe qytetaret shqiptare edhe do u tregoje atyre rrugen se si te heqin qafe regjimin qe ka mare peng te ardhmen e tyre ne zgjedhjet parlamentare te 2025.