Connect with us

Kosova

‘Zgjedhjet u manipuluan, opozita u vendos në gijotinë politike të Vuçiç’

Analisti politik Dragomir Angjelkoviq deklaroi se zgjedhjet e të dielës në Serbi,ishin një organizim në të cilin opozita, hyri lehtë pa luftuar për një kusht të vetëm për të parandaluar vjedhjen e zgjedhjeve dhe theksoi se opozita u vendos në gijotinë politike të Vuçiçit, ndoshta, sic u shpreh ai, sepse dikush nga Perëndimi ka premtuar se zgjedhjet do të jenë më të pranueshme se më parë.

“Për Perëndimin nuk është e rëndësishme demokracia në Serbi, por vetëm që Vuçiç ta njohë Kosovën”, vlerësoi Angjelkoviç dhe theksoi se deklaratat e Vuçiçit në fushatën parazgjedhore lanë të kuptohet se do të ndodhte një vjedhje e madhe.

“Opozita lejoi që gjërat të përfundojnë në këtë mënyrë duke u futur lehtësisht në procesin zgjedhor”, ka theksuar Angjelkoviç. Sipas tij, opozita duke protestuar, nuk duhet të fokusohet vetëm në zgjedhjet e Beogradit, por duhet të kërkojë anulimin e të gjithë procesit zgjedhor.

Advertisement