Connect with us

Kosova

‘Zgjidhja e vetme’/ Haradinaj: Mocion mosbesimi ndaj Albin Kurtit

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është shprehur mjaft i shqetësuar për situatën në veri të vendit.

Gjatë mbledhjes së kryesisë së AAK-së, Haradinaj tha se situata në Kosovë është më e rënda e këtyre viteve që nga 1999-ta, ndërsa shtoi se përgjegjës për këtë është vetë kryeministri Albin Kurti.

Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për kryeministrin Kurti. Mocioni i mosbesimit bazohet në dy zhvillimet më të fundit. I pari është rrezikimi i sovranitetit dhe i sigurisë në veri, dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me SHBA-të, dhe BE-në”, është shprehur Haradinaj.

Ai shtoi se ka nisur konsultimet me partitë për mocionin.

Kemi filluar komunikimin e ndërsjellë me kryetarët e partive në nivel të grupeve parlamentare, besoj që në të ardhmen do t’i japim edhe rezultatet e këtij komunikimi”, ka thënë ai.

Advertisement