Kosova
Zgjimi nga hipnoza/ Nëse nuk ndryshon qasjen ndaj Amerikës, Albin Kurti kot u rikthyer në pushtet

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Ardian Shtuni, tha se presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se do të merret sërish me Kosovën, por sipas tij, Kosova duhet të zgjohet nga vetë-hipnoza.
“Në radhë të parë duhet të krijohet një qeveri, por duke pasur parasysh sjelljen problematike, qasjen vazhdueshme problematike, jo bashkëpunuese që kemi parë nga qeveria e kaluar, duhet që të nxirren mësime. Dhe nëse nuk ka pasur ndryshim dhe vetëdijësim për ndryshimin e nevojshëm në qasje ndaj SHBA-së, atëherë është e kotë që i njëjti kryeministër të pretendojë të vijë në pushtet, sepse do të jetë i pafuqishëm në një situatë ku thjesht do të vazhdojë ta mbajë peng Kosovën. Albin Kurti duhet të ndryshojë qasje, sepse është Kosova duhet të jetë para, dhe jo doktrina e tij politike. Nuk është e rëndësishme se çfarë mendon Kurti në këtë pikë dhe ku ai preferon ta çojë Kosovën, në qoftë se nuk arrin një konsensus minimal që të krijoje qeverine. Kurti duhet ta kuptojë situatën në të cilën është dhe duhet të hapë rrugën nëse nuk është i gatshëm të bëjë kompromis. Nuk guxon Kosova të rrijë në vendnumëro” – deklaroi Adrian Shtuni

