Aktualitet
Zhdukja e 15-vjeçarit alarmon Durrësin, familja apelon për ndihmë

Një i mitur, 15 vjeç, është larguar nga banesa në qytetin e Durrësit.
Babi i tij, shtetasi me iniciale A.E., ka bërë denoncimin dhe kërkon të birin në shtëpi.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka goditur disa automjete të parkuara. Gjithashtu, 40-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit:
-A. L., 41 vjeçe, banuese në Durrës, pasi kallëzoi një 37-vjeçare, se e fyen dhe e kanos nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në celular;
-E. D., 33 vjeç, pasi u kap duke hedhur një sasi dheu në tokën e tij, dyshohet në kundërshtim me ligjin.
Dje, kallëzoi shtetasi A. E., 48 vjeç, se ishte larguar nga banesa, djali i tij, 15 vjeç. Punohet për gjetjen e të miturit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

