Aktualitet
Zhdukja e Ervis Martinajt/ Balla: Polumbarët e RENEA kanë kërkuar 2 muaj në det për trupin dhe…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur rreth fatit të Ervis Martinajt, i njohur si bosi i lojërave të fatit, i cili rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022.
Në emisionin “Top Story”, në Top Channel, Balla konfirmoi se forcat speciale RENEA kanë kryer kontrolle për të gjetur trupin e Ervis Martinajt në një zonë detare në jug të Shqipërisë.
Polumbarët e RENEA, për gati dy muaj kanë kërkuar në det, tha ministri Balla. Megjithatë ai shtoi se nga kërkimet nuk ka patur rezultat duke shtuar se “ndoshta kërkimet vazhdojnë diku tjetër”.
Grida Duma: Çështja e Ervis Martinaj është kthyer në qesharake, nuk dihet a është gjallë apo ka vdekur, apo ka bërë operacion plastik siç thonë sepse ka shumë lekë.
Ministri Balla: Kërkimet aty kanë vazhduar 2 muaj, jo 6 ditë, por ndoshta kërkimet vazhdojnë diku tjetër.