Bota
“Zhdukuni nga rruga jonë”/ Ja çfarë paralajmëron shefi i ri i Trump për kufirin
Tom Homan, zyrtari me qasje të ashpër kundër imigrimit, do të rikthehet në administratën e Donald Trump për të mbikëqyrur kufijtë shtetërorë.
Edhe pa marrë zyrtarisht detyrën, ai nuk ka humbur kohë dhe ka thënë se mesazhi i tij për ligjvënësit demokratë që kundërshtojnë planet e Trump-it për deportimin masiv është: “Zhdukuni nga rruga jonë”.
Në një intervistë në Fox News këtë mëngjes, një ditë pasi Trump e emëroi Homanin si “drejtor të kufijve të vendit”, Homan tha: “Kam parë disa nga këta guvernatorë demokratë që thonë se do të qëndrojnë përpara dhe do të na e bëjnë të vështirë punën.”
“Por ne do ta bëjmë punën”-tha ai.
Mesazhi i drejtpërdrejtë i Homan ishte përgjigje ndaj raporteve që udhëheqësit demokratë në disa qytete dhe shtete po përgatiten të kundërshtojnë planet e Trump-it për deportimin e emigrantëve të paligjshëm.
Ky është një veprim i ngjashëm me taktikat që përdorën demokratët gjatë mandatit të parë të Trump-it, kur krijuan zona të njohura si “qytete shenjë”.