Aktualitet
ZHGAVITJE ME PROCEDURA/ Kurtit dhe vartësve i kërkohet të dorëhiqen nga postet e uzurpuara në qeveri

Analisti i njohur politik, Shkëlzen Maliqi, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që u jep deputetëve 30 ditë kohë për konstituimin e Kuvendit dhe tha se tashmë presidentja e ka fjalën si garantuese e funksionalitetit të institucioneve dhe se duhet të veprojë.
Madje, Maliqi tha se ajo duhet t’ua kërkojë Albin Kurtit dhe vartësve të tij që t’i lëshojnë pozitat në qeveri, të cilat ai i quan të uzurpuara.
“Vota në Kuvend mbetet e fshehtë. Afati prej 30 ditësh është tejkaluar, s’ka më zhagitje procedurale. Tani Presidentja e ka fjalën, si garantuese e funkcionalitetit të institicioneve. Ajo duhet te shpall se kandidatura e Albulena Haxhiut është tashmë e djegur. LVV obligohet që menjëherë të propozojë kandidat tjetër. Edhe kjo është detyrë e Presidentës: konstatimi i shkeljes flagrante të kushtetutës që pengon funksionalitetin e institucioneve” – Ka theksuar ne reagimin e tij Shkelzen Maliqi

