Politike
Zhgënjim në PD! Pas Ori Nebiajt, edhe deputetja Ilda Dhori tërhiqet nga lista e Sali Berishës

Dy deputete demokrate janë tërhequr nga gara për të kandiduar si deputete…
Bëhet fjalë për Oriela Nebijaj dhe Ilda Dorin.
Vetë Nebijaj në një postim në rrjetin social Facebook, sqaron se ka kërkuar të mos jetë në asnjë listë, as në Tiranë dhe as në Fier
Më tej ajo shprehet se dikush i ka lexuar emrat gabim, ndërsa thekson se ky ishte vendim “për t’i lënë rrugë të rinjve më shumë se unë”.
Reagimi Nebijaj:
Une kam kerkuar te mos jem ne anje liste. As ne Tirane (ne respekt te primareve) as ne Fier. Sa per sqarim se dikush i ka lexuar gabim emrat. Jo si terheqje, por si vendim per ti lene rruge te rinjve dhe zonjave qe e meritojne me shume se une. Jam dhe do jem me PD. Suksese ekipit te fitores.
Ndërsa Dhori është shprehur e zhgënjyer nga lista.
Reagimi Dhori:
Sot, me berjen publike te listave per deputete te PD, kam vetem nje fjale qe mund te pershkruaj ndjesine e ketyre oreve: ZHGENJIM !
Zhgenjim per MOS perfaqesimin e Divjakes si pjese e listes se mbyllur, nderkohe qe vendosen ne te njejtin pozicion “DY kandidate nga nje lagje”….
Zhgenjim, per MOS perfaqesimin e grave nga PD, nderkohe qe, “vende” paska pasur me bollek…
Zhgenjim nga MOS perfaqesimi i Komunitetit Orthodoks ne Qarkun e Fierit, karakteristike e listave jo fituese te PD ne kete qark, pasi Fieri ka numrin me te madh te ketij komuniteti ne Shqiperi!
Per hir te detyrimit qe kam ndaj atyre njerezve, me mijera qe me kane besuar dhe qe duan te me besojne per ti perfaqesuar ne Parlament, dhe ne kushtet kur kjo e fundit diktohet jo nga vota meritokratike e cdo kandidati, por nga “pazaret nen rrogoz”, kam vendosur me ndergjegje te plote te terhiqem nga gara per Deputet ne listen e hapur te PD!
Eshte vendimi me i drejte qe mund te marr ne kushtet e moskonsiderimit e mosvleresimit qe me behet jo mua personalisht, por DIVJAKES dhe njerezve te saj te punes, qe kane treguar vlerat me te larta qytetare ne keto kater vite, ne mbrojtje te kauzave te drejta e vlerave

