Connect with us

Sport

Zi në futboll/ Fitues i Botërorit dhe 4 titujve në Serie A, vdes legjenda e Interit

Bota e futbollit ka mësuar ndarjen nga jeta të Jair Da Costa. Lajm i trishtë nga legjenda braziliane, që vdiq në moshën 84-vjeçare.

Braziliani i sulmit qëndroi te Interi për plot 10 vite duke u kthyer në legjendë. Plot 4 herë e fitoi titullin me zikaltërit, që po kalonin periudhë të artë. Po ashtu ishte pjesë e Interit edhe në Champions, që u fituan radhazi asokohe.

Jair Da Costa përfaqësoi me krenari Brazili duke qenë pjesë e skuadrës që fitoi Botërorin e vitit 1962. Një legjendë, që vari kupucët në gozhdë rreth 50 vite më parë, është shuar.

Advertisement