Sport
Zi në futbollin Gjerman, pas Beckenbauer, ndërron jetë edhe legjenda Andreas Brehme
Gjermania, por dhe e gjithë bota e futbollit, humbet një tjetër legjendë, Andreas Brehme. Në moshën 63 vjeçare kampioni i botës është ndarë nga kjo jetë, lajm i bërë publik nga mediat gjermane, por dhe nga bashkëshortja e tij. Brehme u shtrua me urgjencë në një spital në Mynih, në orët e para të së martës, por nuk ia doli të mbijetojë pas një arresti kardiak që kishte pësuar.
Zemra tradhtoi mbrojtësin gjerman duke bërë që bota e futbollit të jetë akoma më e varfër. Pas Beckenbauer, futbolli gjerman humbet një tjetër lojtar klasi. Andreas Brehme ishte futbollisti ikonë i triumfit gjerman në Botërorin e 1990, ku penalltia e tij në finale përballë Argjentinës i dhuroi Gjermanisë Botërorin e tretë në histori.
Brehme ishte një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij në vitet 80-90. Në karrierën e tij, Brehme luajti për dy gjigandë si Bayern Munich dhe Inter.
Me ekipin zikaltër ishte protagonist në titullin rekord të sezonit 1989/90, gjithashtu fitoi edhe një Kupë UEFA. Brehme luajti 623 ndeshje në total ku shënoi 80 gola.